Programi

"Dashuri përmes Ngjyrave" është një shërbim vullnetar i Organizatës LIBURNETIK pranë Institutit Ramazan Kabashi. Qëllimi i këtij shërbimi vullnetar është integrimi social i fëmijëve të verbër përmes zhvillimit të aftësive artistike në pikturë, terapisë së artit, aktiviteteve të cilat përmirësojnë gjendjen emocionale të fëmijeve dhe rrisin ndjeshmërinë sociale ndaj këtyre target-grupeve.

Objektivat kryesore

• Zbulimi dhe zhvillimi i aftësive artistike në pikturë të fëmijëve më probleme në shikim nga profesionistë të pikturës.

• Zhvillimi i terapisë së artit;

• Ekspozita me punimet e tyre si piktura, punime handmade dhe shitja e tyre me qëllim që të ardhurat të shkojnë për përmirësimin e ambjenteve ku fëmijet jetojnë;

• Aktivitete me në qendër vetë fëmijet përmes edukimit jo formal, të cilat përmirësojnë gjëndjen emocionale dhe fizike të fëmijeve.

Përfituesit direkt në këtë shërbim janë fëmijët me vështirësi në shikim që janë në “Institutin “Ramazan Kabashi” Tiranë. Përfshirja e tyre përmes metodave kreative, rritja e kapaciteteve, zbulimi dhe zhvillimi aftësive artistike, zhvillimi terapisë së artit aktivitete të cilat çojnë në integrimin social të tyre. Nga ky shërbim përfitojnë në mënyrë indirekte edhe vetë shoqeria ku pritet të fillojë një qasje e re ndaj aftësisë së kufizuar, fokusimi në vlerësimin e talenteve dhe jo tek mungesa e aftësisë, rritja e ndjeshmërisë sociale.

Vullnetarët e përfshirë në këtë program janë të specializuar në punën me femijët me nevoja te veçanta dhe i profileve të ndryshme kryesisht nga Shkencat Sociale (Psikolog) dhe Univesiteti i Arteve.

Ne jemi aty, me Art dhe dashuri!

AlbaniaEnglish