
Në kuadër të projektit “ASSIST – Bashkëpunim Ndërkombëtar në shërbim të caregiver-ëve në Shqipëri”, LIBURNETIK Organisation, në partneritet me Manè Impresa Sociale dhe Bashkinë Cërrik, do të organizojë më 22 prill 2026 një Living Lab në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Cërrik.
Ky aktivitet synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi dhe dialogu mes aktorëve lokalë që veprojnë në fushën sociale, shëndetësore dhe të përfshirjes, me fokus të veçantë në forcimin e rolit të caregiver-ëve dhe përmirësimin e shërbimeve të kujdesit në nivel komunitar.
Living Lab do të përfshijë një prezantim të shkurtër të projektit ASSIST, si dhe një sesion interaktiv në formën e fokus-grupit, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre, të identifikojnë sfidat ekzistuese dhe të kontribuojnë në zhvillimin e zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme.
Në këtë aktivitet ftohen të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile, profesionistë të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, mësues, specialistë dhe aktorë të tjerë relevantë në Bashkinë Cërrik.
Për shkak të natyrës interaktive të aktivitetit, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, me qëllim garantimin e një diskutimi efektiv dhe produktiv.
📅 Data: 22 Prill 2026
🕘 Ora: 09:30
📍 Vendndodhja: Qendra Komunitare Multifunksionale, Cërrik
📩 Për t’u regjistruar, të interesuarit mund të dërgojnë:
emrin, organizatën/institucionin, email-in dhe numrin e telefonit në adresën:
info@liburnetik.org
Projekti ASSIST, zbatohet nga Manè Impresa Sociale në partneritet me LIBURNETIK, bashkëfinancohet nga Rajoni i Pulias, në kuadër të L.R. 20/2003 – Thirrja Publike 2025, dhe synon të kontribuojë në zhvillimin e shërbimeve më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për personat që kanë nevojë për kujdes dhe për ata që kujdesen për ta çdo ditë.
Një komunitet më i fortë krijohet kur askush nuk lihet pas.