FTESË PËR OFERTË
Emri | Shoqata LIBURNETIK |
Adresa | Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi’, H.1, Ap.7 Kodi Postar 1017, Tirane, Shqiperi |
info@liburnetik.org | |
Data e Fillimit të Prokurimit | 1 Gusht 2024 |
Afati i Dorëzimit të Ofertës | 31 Gusht 2024 |
Projekti “Turizmi i Përgjegjshëm dhe Zhvillimi Lokal në Qarkun e Vlorës” është pjesë e Iniciativës “Rezistenca Margjinale: Modeli i Ekonomisë Qarkulluese për Vlerësimin e Potencialeve Territoriale”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Rajoni i Pulias. Projekti ka për qëllim përforcimin e ndërmarrjeve sociale dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm si nxitës kryesor për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.
Në kuadër të këtij projekti, organizata do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt: “Shërbime Grafike, Foto dhe Video”.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 31 Gusht 2024 në adresën e e-mailit: info@liburnetik.org.
Specifikimet teknike:
Nr | Sherbimi | Pershkrimi |
Çmimi
Me TVSH |
1 | Shërbime Grafike, Foto dhe Video | Përfshin dizajn posterash, broshurash dhe materialeve promovuese digjitale; fotografi dhe video profesionale për ngjarje dhe promovime, përfshirë editimin; si dhe redaktim grafik dhe video për përgatitje materiale për publikim dhe përdorim online. |
Për këtë procedurë prokurimi ofertat duhet të dorëzohen dorazi në adresën operative të organizatës si vijon:
Shoqata LIBURNETIK Organisation,
Rruga ‘Siri Kodra’ Nr. 332 H. 1, 1017
Tirane, Shqiperi
Zarfi duhet te jetë i myllur dhe të jetë e shkruar:
Emri i Subjektit që dërgon Ofertën
Lënda: Ofertë në kuadër të thirrjes për Shërbime Grafike, Foto dhe Video
Të mos hapet para afatit zyrtar
Ofertat do të pranohen deri në datën 31 Gusht 2024 ora 16.00 dhe duhet të përfshijë si dokumentacion mbështetës:
Vini re: Ofruesi i Shërbimit duhet të ofrojë Faturë Fiskale, të ligjshme sipas ligjislacionit në fuqi.
Të gjitha pagesat do të bëhen përmes llogarisë bankare të subjektit fitues. Nuk do të pranohet dhe do të skualifikohen automatikisht të gjitha subjektet që kërkojnë forma të pagesave me para në dorë.
Subjekti fitues do të njoftohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të vlerësimit dhe lidhjes së kontratës.
Subjekti që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.
Në rast se vlera e parashikuar për këtë zë në projekt, e tejkalon fondin limit, subjekti do të kontaktohet nga organizata për të vijuar me fazën e negocimit.
ANNEX 1
OFERTË
Emri i Subjektit: __________________
Adresa: __________________
NIPT: __________________
Data: __________________
Pasi kam lexuar thirrjen me kujdes të ftesës për ofertë për “Blerje Paisjesh Foto dhe Video” ju paraqesim ofertën si vijon:
Nr | Sherbimi | Pershkrimi |
Çmimi
Me TVSH |
1 | Shërbime Grafike, Foto dhe Video | Përfshin dizajn posterash, broshurash dhe materialeve promovuese digjitale; fotografi dhe video profesionale për ngjarje dhe promovime, përfshirë editimin; si dhe redaktim grafik dhe video për përgatitje materiale për publikim dhe përdorim online. |
Emri i Subjektit
_____________________________________
Administratori (Firme dhe Vule)