“Thirrje për Integritet” debat rinor i organizuar nga SCiDEV në bashkëpunim me LIBURNETIK dhe Ambasadën e Holandës në kuadër të Javës së Integritetit
December 3, 2020
Social responsibilities of corporates in the development and capacities raising of local community
September 16, 2021

Re-Debate Project 5.1, National Debate Championship presented

Më 4 Mars, në sallën e konferencave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe pjesërisht përmes platformës ZOOM, Organizata LIBURNETIK organizoi eventin e prezantimit të projektit “Re-Debate 5.1 | Kampionati Kombëtar i Debatit”.

Në moderimin e Z. Ergys Gezka, Drejtor Ekzekutiv i LIBURNETIK, në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, Zv. Ministret Znj. Nina Guga dhe Znj. Aspasjana Kongo, Z. Klodjan Seferaj, Menaxher Programi pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, përfaqësues i UNICEF Albania, Z. Roberto De Bernardi,  Znj. Dorina Toci përfaqësuese e UNFPA Albania, Znj. Julinda Dhame, Drejtoreshë e Përgjithshme e Promovimit të Tiranës, Znj. Dafina Peci, Drejtore Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, dhe Z. Kreshnik Loka përfaqësues i zyrës lokale të RYCO.

Znj. Evis Kushi vlerësoi projektin dhe falënderoi Organizatën LIBURNETIK,  duke u shprehur se: “Është mendimi kritik, analitik, kultura e debatit që e bën më të shëndoshë një shoqëri. Shmangia e paragjykimeve, vërtetësia apo interesi i përbashkët duhet të sjellë përplasje të ideve që ndihmojnë krijimin e një brezi të suksesshëm.”

Në emër të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Z. Klodjan Seferaj, Menaxher Programi theksoi rëndësinë e projektit të debatit dhe interesin që ka shfaqur tek të rinjtë, tek sa ka vënë në dukje shtrirjen në nivel kombëtar, falë bashkëpunimit të donatorëve të rinj që kanë përqafuar Kampionatin Kombëtar të Debatit. Gjithashtu ai u ndal tek një nga nismat që projekti Re-Debate do të ndërmarrë këtë vit, me krijimin e grupeve lokale me të rinj aktivistë të cilët vijnë nga eksperienca e këtij kompeticioni me qëllim nxitjen e aksioneve në qytetet ku ato jetojnë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Roberto De Bernardi përfaqësues i UNICEF në Shqipëri e vendosi theksin tek mundësitë që Re-Debate 5.1 jep për të rinjtë nga 61 bashkitë e vendit si projekti më i madh në vend. Ai u shpreh se mendimi kritik dhe të argumentuarit por dhe nxitja e tolerancës dhe respektit të mendimit të dikujt tjetër janë elemente që nuk mësohen gjithmonë në lëndët me detyrim në shkollë por mudësohen në projekte të tilla, ndaj të gjithë duhet ti japin rëndësinë e duhur.

Përfaqësuesi i zyrës së Shqipërisë së RYCO, Z. Kreshnik Loka duke falënderuar mësuesit dhe të rinjtë që do të angazhohen këtë edicion të Kampionit Kombëtar të Debatit e ka cilësuar këtë projekt si një proces mjaft i mirë për të përgatitur aktorët kryesor në proceset e zhvillimit jo vetëm të Shipërisë por dhe Ballkanit Perëndimor.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të jemi mbështetës i Re-Debate, sepse mendojmë që mendimi kritik është në thelb të punës që ne bëjmë. Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen jo gjithmonë me të vërtetën, pasi ajo shpesh ndryshon dhe duhet unifikuar por përmes Mendimit Kritik ne mund të gjejmë të vërtetën.

Për Znj. Dorina Tocaj, Analiste e Programit të Shëndetit dhe Rinisë në UNFPA, këtë vit projekti ka një rëndësi më të veçantë në përcjelljen e ndikimit që ai duhet të ketë tek të rinjtë e përfshirë në mënyrë direkte, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e transmetimit të mesazhit edhe tek të rinjtë që jetojnë jashtë mureve të shkollave dhe që përballen me sfida më të vështira në jetë.

Në cilësi e partnerit zbatues të projektit, Kongresi Rinor Kombëtar, i përfaqësuar nga Znj. Dafina Peci Drejtore Ekzekutive ka vënë në dukje vazhdimësinë e këtij projekti i cili përpos sfidave që ka hasur i ka rezistuar kohës. Për Znj. Peci projekti është një formulë shumë e mirë që përmban jo vetëm rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e mendimit kritik por edhe përdorimin e shkollave si epiqendër për ngritjen e iniciativave lokale nga të rinjtë në të mirë të komunitetit.

Pjesë e këtij edicioni në radhën e mbështetësve është edhe Bashkia Tiranë, e cila përmes Znj. Julinda Dhame, Drejtoreshë e Përgjithshme e Promovimit të Tiranës, ka përshëndetur projektin dhe ka vlerësuar rëndësinë e të rinjëve dhe mbështetjen e nevojave që ata kanë për të ecur përpara falë politikave rinore.

Në pamundësi për të ndjekur projektin nga afër për shkak të pandemisë, përmes një video-mesazhi, Z. Rogier Nouwen, Zv. Ambasador i Mbretërisë së Holandës, vuri në dukje rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së të rinjëve. Ai shtoi se ky aktivitet është padyshim një mundësi e mirë për të rritur aftëstë në pranimin e mendimit ndryshe duke respektuar personin përballë me argumete bindëse.

Përmes ZOOM ishin të pranishëm gjithashtu mësues dhe nxënës nga edicioni i kaluar i Re-Debate 5.0 të cilët ndanë eksperiencat e tyre nga kampionati.
Ata vlerësuan veçanërisht përvojën dhe ato çfarë mësuan nga pjesëmarrja në këtë garë që në fokus ka mendimin kritik. Mësuesit që kanë punuar me nxënësit shprehën gjithashtu nën këndvështrimin e tyre rreth përparimit të nxënësve dhe aftësive që kanë fituar, jo vetëm anëtarët e skuadrës, por dhe ato vetë përmes angazhimit në këtë garë.

Prezantimi i Projektit Re-Debate 5.1 | Kampionati i Kombëtar i Debatit

Të gjitha debatet do të transmetohen drejtpërdrejt në livestreaming në faqen e Facebook të LIBURNETIK dhe Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit

Për më shumë informacion mbi projektin mund të konsultoni dokumentin here dhe vizitoni faqen e internetit www.liburnetik.org/redebate. Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në info@liburnetik.org.