Organizata LIBURNETIK hap thirrjen për pjesëmarrës për projektin ‘Akademia e Aktivizmit’
February 22, 2019
“Biblioteka, Arti dhe të Rinjtë” Kalendari i aktiviteteve për muajin Prill
April 9, 2019

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, më datë 20 Maj 2018, u zhvillua një seancë plenare ku ishin të ftuar: Shoqata Kombëtare e Jetimit, Z. Alfred Muharemi si përfaqësues i target grupit të jetimëve, Organizata LIBURNETIK, Kongresi Rinor Kombëtar dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile.

Gjatë këtij takimi, pasi u theksua rëndësia e rolit të Pushtetit Qendror dhe atij Vendor në tutelimin e të drejtave të Jetimëve, u propozuan disa ndryshime mbi ligjin e Jetimëve. Nga propozimet e ngritura lindi një debat i cili evidentoi shume problematika të pa adresuara përmes këtij ligji, boshllëqe dhe pamundësi konkrete për zbatimin e tij. Këto problematika u riadresuan sërish edhe gjatë takimit të datës 3 Korrik 2018 në procesin e konsultimeve të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, kryesuar asokohe nga Znj. Elisa Spiropali, e cila pas një konsultimi të gjatë me aktorët e ftuar dhe grupet e interesit, u zotua se do të ndiqte nga afër dhe me prioritet adresimin e problematikave të ngritura.

Në këtë fazë, duke u nisur nga përmbajtja e propozimeve dhe nga prioriteti i çështjeve të ngritura u vu re se ky ligj nuk i përgjigjet më nevojave të kësaj kategorie dhe se ka mungesa të thella në shumë pika të tij. Duke u nisur nga këto vrojtime dhe duke patur parasysh se ekzistenca e një legjislacioni për këtë kategori prek fëmijë dhe të rinj, LIBURNETIK u konsultua me partnerët e saj, Shoqatën “E Ardhmja Jonë” dhe me Kongresin Rinor Kombëtar dhe vendosën të krijojnë një grup pune për të punuar mbi një draft-ligj për përmirësimin e kuadrit ligjor të Statusit të Jetimit.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim përbëhet nga 2 avokatë dhe 4 juristë, pjesë e LiburnLaw – departamenti ligjor i Organizatës LIBURNETIK, Shoqatës “E Ardhmja Jonë” dhe Rrjetit “Kongresi Rinor Kombëtar”. Pas një pune intensive 8 mujore, grupi i punës arriti të përpilojë një draft-ligj për statusin e jetimit, duke plotësuar dhe përmirësuar ligjin ekzistues Nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për Statusin E Jetimit” dhe duke sjellë elementë të legjislacioni në fjalë të Bashkimit Europian dhe elementë të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.

Më datë 12 Mars 2019, pas një kërkese për takim nga ana e përfaqësuesve të grupit të punës, përkatësisht, Z. Alfred Muharemi, Znj. Dafina Peci dhe Z. Ergys Gezka, u zhvillua një takim me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Znj. Elisa Spiropali, e cila, në vijimësi të detyrës saj të mëparshme, por edhe si Ministre, shprehu disponueshmërinë e saj për të mbështetur këtë nismë e për ta përcjellë deri në finalizimin e saj me aprovimin në Parlament.

Ky takim ishte i pari në axhendën e shumë takimeve të planifikuar për të çuar përpara këtë nismë.

EnglishAlbania