Organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë po zhvillon një serë aktivitetesh në Bibliotekën e njësisë administrative nr. 2. Ky projekt vë theksin tek të rinjtë dhe mënyrën se si ata perceptojnë mjediset e bibliotekave të lagjes. LIBURNETIK kërkon që të pasurojë aktivitetin e bibliotekës, duke i shtuar aktivitete rinore, të cilat kanë në themel zhvillimin e rinisë dhe promovimin e artit, kulturës dhe qytetarisë aktive.
Kalendari i muajit shkurt
Data | Ora | Emri i aktivitetit | Tema | Grupi përfitues |
6 Shkurt | 11:00 | Cine- Forum | “The Croods” – Familja dhe kujdesi e saj | Të rinjtë e shkollave 9- vjeçare |
7 Shkurt | 10:00 | Book Club – Miqtë e vegjël | “Dheu është flori” – Sami Frashëri | Fëmijët e kopshteve |
8 Shkurt | 11:00 | Cine- Forum | “My neighbor Totoro” – Natyra dhe mbrojtja e mjedisit | Të rinjtë e shkollave 9- vjeçare |
13 Shkurt | 10:30 | Human Library | “Përse të zgjedhësh Shqipërinë, eksperienca personale” – Ergys Gezka | Të rinjtë e shkollave të mesme |
23 Shkurt | 11:00 | Focus Group | Edukimi Jo-Formal – Dritan Sakuta | Të rinjtë e shkollave të mesme |