LIBURNLAW, njihuni me departamentin ligjor të LIBURNETIK Organisation
March 30, 2018
Përfundon Kampionati Kombëtar i Debatit, Shkolla e mesme “Janaq Kilica” Fier shpallet fituese
June 20, 2018

Është mbyllur me sukses “Bota e Tingujve”projekti i fundit i Shoqatës “Dora e Pajtimit”. Ky projekt u zhvillua në partneritet me Organizatën LIBURNETIK dhe Qendrën “Ndihmoni Jetën”dhe u mbështet nga Agjencia e Mbështetjes sëShoqërisë Civile(AMSHC) dhe Tirana Bank.

Projekti kishte në qendër artin dhe ndihmesën që arti mund t’u japë fëmijëve me aftësi të veçanta. Qëllimi i tij ishte zhvillimi i aftësive krijuese, artistike dhe përmirësimi i gjendjes emocionale të fëmijëve përmes terapisë së artit[1] dhe aktiviteteve që ndihmojnë në integrimin e tyre në shoqëri.

Projekti vinte në qendër disa teknika të mirënjohura të artit të cilat ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe harmonizimit të kushteve psiko-sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Aktivitetet u zhvilluan 3 herë në javë, 2-3 orë, kohëzgjatje e konstatuar si më efikase dhe e përshtatshme gjatë punës dhe në varësi të metodës sëpërdorur, në një ambient të qendrës të dedikuar për këtë program. Aktivitetet u zbatuan në mënyrë të alternuar dhe kishin të bënin kryesisht me dy lloje, terapi arti dhe punime dore. Çdo aktivitet kishte në qendër punët krijuese të vetë fëmijëve dhe suportin ndaj tyre nga ana e ekspertëve të fushave të ndryshme, përkatësisht, Terapi Arti, Pikturë dhe Punë Dore (hand-made).

Zbatimi i projektit dhe aktiviteteve të planifikuara tregoi në mënyrë konkrete se metodologjia e përdorur ishte e përshtatshme, duke u mirëpritur nga punonjësit e qendrës, por mbi të gjitha nga vetë fëmijët. Programi iu përshtat më së miri fëmijëve autikë dhe të rinjve me prapambetje intelektuale. Ndër rezultatet që u arritën ishin aktivitetet artistike që kanë të bëjnë me shprehjen e kreativitetit që ndihmojnë individin në rritjen e vetëvlerësimit dhe sigurisë, përballjen me stresin dhe eksperiencat traumatike, në përmirësimin e humorit dhe në rritjen e interesit për aktivitete fizike, lëvizje të koordinuara dhe gjithashtu në zgjerimin e aftësive konjitive.

Mund të themi me plot gojë dhe entuziazëm se objektivat e paracaktuara u përmbushën plotësisht dhe specifikisht u vu re një përmirësim i ndjeshëm në:

  • Ulje të nivelit të stresit;
  • Komunikim të ndjenjave dhe mendimeve që nuk mundet të shprehen përmes fjalëve;
  • Socializim dhe vendosje të një marrëdhënieje me të tretë;
  • Përmirësim të sensit të balancës dhe orientimit;
  • Lehtësim të ndjesisë së ankthit;
  • Rritje vetëbesimi;
  • Përmirësim të aftësisë për t’u çlodhur.

Stafi i përfshirë në këtë projekt ishte i përbërë nga profesionistë nga fusha e Arteve Vizive dhe Logopedia, të cilët kishin eksperiencë me punën me fëmijët me nevoja të veçanta. Ata kishin gjithashtu edhe një eksperiencë të gjerë në lidhje me mënyrat e integrimit të personave me aftësi të veçanta, në fushën e teatrit social dhe përfshirjes sociale.

Gjatë zbatimi të projektit, pjesë e rëndësishme ishte edhe përfshirja e një grupi të rinjsh, vullnetarësh (studentë 18-24 vjec), të cilët u trajnuan se si të mbështesnin profesionistët në lidhje me punën, etikën dhe kujdesin që duhet të tregonin me fëmijët.

Në fazën finale të projektit, ashtu sikurse ishte planifikuar u realizuaedhe një ekspozitënëmjediset e Qendrës Rinore Tiranë, 1-3 Qershor 2018. Ekspozita edhe pse u realizua nëditëtë nxehta, tërhoqi interesin e një numri të konsiderueshëm vizitorësh. Ndër punët e ndryshme të ekspozuara, mbizotëronin portretet shumëngjyrëshe, peizazhet dhe skulpturat e vogla prej qeramike.

[1]Mbiterapine e artit, shiko “Art Therapy with the Developmentally Disabled”, Lacie L. West, 2012.

AlbaniaEnglish