Finalizohet projekti “Fight Corruption and Have Fun”
January 22, 2018
Nis edicioni i tretë i ‘Tirana Art Fest’
February 15, 2018

Organizata LIBURNETIK, e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ju fton të merrni pjesë në eventin përmbyllës të projektit “Fight Corruption and Have Fun”.


Në thelb, projekti “Fight Corruption and Have Fun” lind si një projekt-fushatë i ndërthurur me disa aktivitete në terren, në të cilat u përfshinë një grup të rinjsh. Ky projekt, nëse nga njëra anë zbërthehet përmes aktiviteteve në terren, në anën tjetër është i menduar të mprehë shqisat përmes një qasjeje të re, përqëndrimit të vëmendjes tek shembujt e mirë dhe tek ironia e të luftuarit të korrupsionit përmes vlerave dhe nëpunësve të ndershëm e me integritet. 


Ashtu sic ndodh edhe në vende të tjera, lajm është kur kemi të bëjmë me një aspekt negativ të dickaje. Hapësirat televizive janë të tejmbushura me lajme, aq sa duket se kohët e fundit, po influencojnë negativisht në frymën e zhvillimit të shoqërisë. Pikërisht në këto kushte, LIBURNETIK, synoi të përcjellë mesazhin se lajmi mund të jetë edhe pozitiv. 


Në vendin tonë janë përdorur qasje të ndryshme për të luftuar korrupsionin. Vihet re se deri më tani fokusi ka qenë tek dëmet që shkakton korrupsioni dhe pasojat që ai sjell. Për këtë arsye kemi zgjedhur një metodë tjetër që është edukimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë përmes aktiviteteve dhe fushatave të sensibilizimit.


Ky event synon të përcjellë tek publiku gjetjet e tij, dobinë e të zhvilluarit të një fryme të tillë, në plane të ndryshme dhe me aktorë të ndryshëm.

 

Eventi përmbyllës i projektit “Fight Corruption and Have Fun

Data: 27 Janar 2018

Vendi: Biblioteka “Musine Kokalari”, pranë kryqëzimit të rrugës “Vasil Shanto”, Tiranë

Programi

09:45 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00 – 10:15 Fjala hapëse e Drejtorit të Bordit të Organizatës LIBURNETIK, Z. Ergys Gezka;

10:15 – 10:45 Fjala e Nëpunësve Publikë të përzgjedhur nga të rinjtë, Znj. Oljana Çato, Znj. Herida Duro, Znj. HanaTane, Znj. Aspasjana Kërxhalli;

10:45 – 11:00 Fjala e Koordinatorit të projektit “Fight Corruption and Have Fun”, Z. Dritan Sakuta;

11:00 – 11:15 Projektimi i videos përmbledhëse të 4 Flash mob-eve.

11:15 – 11:30 Shpërndarja e Certifikatave për vullnetarët e projektit.

Regjistrohu në event: https://www.facebook.com/events/1824440850959515/

AlbaniaEnglish