Nisin audicionet e edicionit të dytë të “Tirana Art Fest”
23 Janar, 2017
“Tirana Art Fest” zgjedh fituesit e edicionit të dytë
4 Maj, 2017

Fillon Projekti “Reconstruction and rehabilitation of the Children’s Cultural Center in Librazhd”

Organizata LIBURNETIK zhvilloi disa takime me Bashkinë Librazhd dhe vendosën të bashkëpunojnë në lidhje me një projekt propozim prioritar për Bashkinë, në vecanti për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit. Ky projekt propozim u dorëzua nga Bashkia Librazhd menjëherë pas publikimit të thirrjes së V të IADSAs dhe pas publikimit të rezultateve nga ana e donatorit, projekti i Bashkisë Librazhd dhe LIBURNETIK,  “Rikonstruktimi dhe rehabilitimi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Librazhd”, rezultoi fitues.

Ky projekt parashikohet të ketë një impakt të gjerë e të menjëhershëm për fëmijët dhe të rinjtë e Librazhdit, pasi konsiston në një ndërhyrje rrënjësore nga ana e infrastrukturore të kësaj qendre dhe gjithashtu për vetë faktion sepse është e vetmja qendër e qytetit dedikuar në mënyrë ekskluzive fëmijëve dhe të rinjve.

Përpos rëndësisë absolute që ky projekt do ketë për qytetin e vogël të Librazhdit, mbart një rëndësi të vecantë edhe për LIBURNETIK, pasi është projekti i parë që e sheh atë si partnere dhe si protagoniste me stafin e saj në drejtimin e një projekti infrastrukturor.