Tirana Art Fest, shpallen fituesit e edicionit të parë. Triumfon Gjimnazi “Ismail Qemali” si shkolla më e talentuar
May 26, 2016
Nis në Fier zbatimi i “Dashuri përmes Ngjyrave” në Qendrën Sociale Murialdo
September 30, 2016

Me rastin e 12 Gushtit, “Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë”, qendra “YMCA Tirana”, më mbështetjen UNFPA-Shqipëri, në partneritet me Rrjetin “Zëri i të Rinjve” dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Republika e Shqipërisë dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Republika e Kosovës, ALFNA-Anna Lindh Foundation Network Albania dhe Liburnetik Organisation, do të organizojë një aktivitet, në formën e ‘Flash Mob” me qëllim sensibilizimin e publikut për çështje të të rinjve.
Kjo është një ftesë e hapur për këdo që ka një mesazh për të dhënë apo për të ndarë, në mënyrë që zëri i të rinjve të jetë më i fuqishëm dhe më i qartë. Aktiviteti do të kryhet në datën 12 gusht, 2016, ora 11:00 AM.

Të gjithë të rinjtë që duan të pëfshihen në performancën e Flash-Mob, janë të ftuar të na bashkohen ditën e Enjte, datë 11 Gusht, ora 18:00, për të bërë provat, pranë Qendrës Rinore të Tiranës – Rruga e Kavajës, pranë Raiffeisen Bank

Këtë vit, UNFPA, në “Ditën Ndërkombëtare për të Rinjtë” do të zhvillojë një sërë aktivitetesh duke theksuar dhe rishprehur rëndësinë që ka roli i të rinjve në mirëqenien e familjeve të tyre, komunitetit dhe kombit në tërësi. Të rinjtë, ndryshe nga besimi i gjerë, nuk janë problemi, përkundrazi, janë zgjidhja. Thelbësore për këtë është zbatimi dhe respektimi i të drejtave të të rinjve për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale në komunitetet ku jetojnë dhe të kenë mundësinë të marrin lirshëm vendime të mirë-informuara lidhur me trupin, seksualitetin dhe riprodhimin pa diskriminim, dhunë apo konflikte; kjo duke promovuar rëndësinë e aksesit të tyre në edukim, shërbimet shëndetësore, përfshi këtu dhe shëndetin seksual dhe riprodhues, si edhe planifikimin familjar.
Një vëmendje e veçantë përgjatë gjithë fushatës u është dhënë vajzave adoleshente. Një vajzë adoleshente, 10 vjeçare sot, do të jetë një e rritur – një grua dhe shumë mundësisht edhe një nënë – në 2030. Ne kemi detyrim që të mundësojmë që ky kalim i saj nga adoleshenca në rini, të shoqërohet me nje të ardhme më të mirë për të, komunitetin e saj dhe botën mbarë – kjo sigurisht që arrihet me mbështetje të të drejtave, ofrim mundësish dhe mbajtje premtimesh.

AlbaniaEnglish