“TIRANA ART FEST”, Zbulim dhe promovim i talenteve
March 31, 2016
Projekti i Bashkisë Tiranë:“Shkolla si qendër komunitare”, Liburnetik organizon trajnim mbi barazinë gjinore
May 18, 2016

7 Prill, 2016 – Organizata LIBURNETIK ishte prezente në “Panairin e Karrierës 2016: Eksploro botën tënde…” në ambjentët e Fakultetit Ekonomik, organizuar nga Qendra e Karrierës, Universiteti i Tiranës.

Gjatë kësaj iniciative, aktiviteti i LIBURNETIK iu prezantua studentëve, të interesuarve dhe aktorëve të tjerë pjesëmarrës, informacioni për të rinjtë e interesuar mbi mundësitë e ndryshme që kjo organizatë ofron si:

Praktika profesionale, hapësirat për zhvillim profesional dhe personal nëpërmjet Mentoring dhe Coaching në varësi të profilit përkatës dhe informacion në lidhje me mundësinë për të kryer internship pranë organizatës. Gjithashtu të rinjtë u njohën më tepër me mundësitë që LIBURNETIK ofron për trajnime përmes edukimit jo formal, informacion për bursa për të rinjtë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë Shqipërisë dhe orientimin e tyre në karrierë,
shkëmbime rinore (Youth Exchange), trajnime (Training Course) në kuadër të Maxi Programit Europian ERASMUS+ etj.

Numri i lartë i të interesuarv i kaloi pritshmëritë, tregues ky i nivelit të lartë të interesit të studentëve mbi mundësitë e të studiuarit jashtë vendit, por edhe për dëshirën e mire për të kryer një internship pranë një OJF-je e të vazhdojnë të jenë pjesë e frupit të vullnetarëve të LIBURNETIK apo edhe pjesë e stafit të saj. Studentëve e interesuar të cilëve iu dhanë informacione të nevojshme nëpërmjet prezantimeve që u zhvilluan nga përfaqësuesit e Organizatës, vinin nga nga background-e dhe fakultete të ndryshme. Të gjithë të interesuarit, përpos prezantimeve të ndryshme iu ofruan edhe material promovuese dhe informuese me informacion të detajuar në lidhje me atë çka organizata ofron për të rinjtë.

Të rinjtë e interesuar u regjistruan në databazën e Organizatës LIBURNETIK me qëllim informimin e vazhdueshëm për aktivitetet dhe mundësitë për t’u angazhuar pranë organizatës në projektetet në vazhdimësi.

Ashtu siç pritej, në këtë iniciativë të organizuar nga Universiteti i Tiranës ishin të pranishëm më shumë se 25 realitete të tipologjive të ndryshme si: kompani të mëdha e të mesme, Organizata Jo Fitimprurëse dhe Institute të ndryshme kërkimore.

Stafi i LIBURNETIK falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe të interesuarit dhe përfiton nga rasti t’ju informojë se ashtu sikurse iu është bërë e ditur gjatë panairit, do informojë të gjithë të interesuarit se si do organizojë fazat apo intervistat per disa student që do u jepet mundësia të kryejnë praktikë 2-4 javore në zyrat e Organizatës LIBURNETIK.

Kliko këtu për të parë Foto galerinë e aktivitetit.

AlbaniaEnglish