DIASPORA 2.0 – Workshop: Roli dhe Kontributi i Diasporës shqiptare në Zhvillimin e Vendit.
February 6, 2016
DIASPORA 2.0 – Workshop: Integrimi në itali dhe emigracioni në kthim
February 27, 2016

Shqipëria është një nga vendet e pakta në nivel botëror që pothuajse më shumë se një të tretën e popullsisë e ka në emigracion. Gjatë fillimit të viteve ‘90, deri, në mënyrë të pandërprerë, në mesin e viteve 2000, shumë shqiptarë kanë emigruar, kryesisht në vendet europiane ku Italia dhe Greqia kanë qenë destinacionet kryesore. Në Itali sot jetojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë, të cilët janë integruar dhe shumë herë janë organizuar në forma të ndryshme.

Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e AMSHC ka ndërmarrë një projekt në lidhje me rëndësinë që ka Diaspora shqiptare në Itali. Vlerësimi i diasporës do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile shqiptare, me institucionet shtetërore dhe mbi të gjitha do të jetë një urë lidhëse që do të forcojë marrëdhëniet sociale dhe ekonomike me vendet fqinje. Kjo në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të organizatave të diasporës, nëpërmjet trajnimeve specifike të fokusuara në kapacitetet e network-ut dhe lobimit, duke rritur në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin institucional me Shqipërinë dhe Italinë. Gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik rreth rëndësisë së diasporës në jetën e vendit (remitancat, kulturën, gjuhën shqipe, etj.).

Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre jashtë shqipërisë, por në shumicën e rasteve kanë mungesë informacioni për mundësitë që ekzistojnë, mënyrat sesi duhet të operojnë në lidhje me proceduarat. Ky aktivitet trajtoi tema orientuese për të rinjtë shqiptarë që po planifikojnë të vazhdojnë studimet e tyre universitare apo pas universitare në Itali. Theksi u vendos mbi mundesitë konkrete që ofron Italia në nivel kursesh studimi dhe në nivel bursash për studentët e huaj.

poster 2 DIASPORA 2.0

Gjatë aktivitetit u trajtua gjithashtu edhe tema rendësisë që ka gjuha italine në Shqipëri dhe në rajon, përhapja e saj dhe kontekstet në të cilat përdoret më shumë.

AlbaniaEnglish