Prezantohet Projekti Re-Debate 5.0, Kampionati Kombëtar I Debatit
19 Shkurt, 2020
STUDIM | Perceptimet e të Rinjve ndaj Barazisë Gjinore në Shqipëri
15 Qershor, 2020

Për të 5-tin vit rradhazi, LIBURNETIK Organisation dhe Bashkia Tiranë sjellin Tirana Art Fest me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Edhe këtë vit, stafi i TAF do të udhëtoj përmes artit në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike) me një mision, zbulimin e talenteve të reja nga mosha 15 deri në 19 vjeç, në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe instrumenta.

Duke filluar nga data 24 shkurt do të jemi pranë ambjenteve të gjimnazeve tuaja për të filluar fazën e parë: Audicionet.

Këtë edicion të rinjtë do të trajnohen dhe vlerësohen nga Bojken Lako dhe Kamela Islamaj në disiplinën e këngës, Sueda Guri dhe Gerd Vaso në kërcim dhe në disiplinën e  instrumenteve muzikor nga Gjergj Kaçinari dhe Ergys Myftari.