Prezantimi i Projektit Re-Debate 4.1 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit
Shkurt 19, 2019
Organizata LIBURNETIK hap thirrjen për pjesëmarrës për projektin ‘Akademia e Aktivizmit’
Shkurt 22, 2019

Prezantohet edicioni i dytë i ReDebate

Këtë të enjte LIBURNETIK Organisation prezantoi në ambientet e “Europe House” edicionin e dytë të ReDebate, një projekt me synim mbështetjen e zhvillimit të mendimit kritik dhe kultivimin e etikës në komunikim bazuar tek vlerat e tolerancës dhe qytetarisë aktive.

Event prezantimi i projektit, u moderua nga Koordinatorja e Projektit Aspasjana Kërxhalli. Gjatë aktivitetit përshëndetën Brisida Sula pjesë e Shërbimit Kombëtar Rinor dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit të Sporteve. Pjesmarrës në panel ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i OSFA Andi Dobrushi, Ergys Gezka, Drejtor i Projektit si dhe Lorela Marku, Presidente e Kongresit Rinor Kombëtar.

Gjatë pjesës së dytë të aktivitetit folën edhe mësues pjesmarrës në projekt si edhe të rinjtë gjimnazistë të cilët ishin konkurentë në edicionin e kaluar. Ata vlerësuan projektin si një mundësi e mirë për çdo të ri, i cili dëshiron të kultivojë aftësinë për të debatuar në grupet e opinionit publik.

ReDebate 4.1 i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka nisur aktivitetet e tij me fazat e trajnimeve të nxënësve gjimnazistë në gjimnaze të ndryshme publike dhe private të vendit si Berat, Korçë, Tiranë, dhe Fier. Debatet do të zhvillohen duke u bazuar në metodologjinë e njohur ndryshe si Formati IDEA, duke përshkuar disa faza: Debatet në nivel qytet, faza e eliminatoreve si dhe faza finale.

Programi i Debatit e ka filluar aktivitetin që prej vitit 1995, si një program i themeluar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësinë e Peace Corps në Shqipëri.