Mirësevini!
Ne jemi LiburnEtik

Vizioni ynë

integrimi social

krijimi i një shoqërie të hapur, pa barriera

bazuar tek solidariteti dhe bashkëjetesa paqësore

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014.

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.



News & Events

Dhjetor 23, 2019

Mirë se vjen ‘LIBURNETIK Elbasan’!

Organizata LIBURNETIK ndan një lajm me të rinjtë shqiptarë dhe me të gjithë ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e organizatës […]
Dhjetor 8, 2019

Alpinistë për një ditë

Sot, më 8 dhjetor, me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë u zhvillua aktiviteti i parë i LIBURNETIK Elbasan. Ishte një aktivitet mbresëlënës, i cili u […]
Tetor 8, 2019

Fillon edicioni i III i Kampionatit Kombëtar të Debatit, “Re-Debate 5.0″

Organizata Liburnetik ka nisur zbatimin e edicionit të III-të të projektit “Re-Debate – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për […]
parallax background
 
 

Projekti “Re-Debate 5.0, Rigjallërimi i kulturës së debatit” vazhdon si një domosdoshmëri për të rinjtë, pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre. Hapësira e debatit është ‘pushtuar’ nga politika apo çështjet e saj dhe nga ‘ekspertët’ që inkurajojnë modele në dukje elitare, por që kanë humbur perspektivën e përfshirjes së aktorëve të interesit për të diskutuar çështje me dhe në interes të publikut të gjerë.

 

Projekte


parallax background
Programi "Dashuri përmes Ngjyrave" është një iniciativë e Organizatës LIBURNETIK në bashkëpunim me Institutin “Ramazan Kabashi”.
Ky program ka për qëllim të ofrojë shërbim vullnetarë pranë Institutit për fëmijët që nuk shikojnë.
Ky shërbim e vendos fokusin në zhvillimin e aftësive artistike përmes edukimit jo-formal, aktiviteteve që ndihmojnë në integrimin e tyre në shoqëri.
Më shumë