LIBURNETIK Organization is a non-profit organization created by the free will of a youth group with the purposes of awareness, promoting and developing Albanian society, for improving the social life, through valuating the needs of the country and implementing ideas, projects and innovative actions.

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.

Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK holds up principles defined in Human Rights Convention and in Treaty of Lisbon and our main principle is having full respect on human, cultural and spiritual world of the person.

 

FUSHA E VEPRIMTARISË

Falë punës konstante të një grupi të rinjsh dhe eksperiencës së stafit të ASAL Student, një ekip profesional i kualifikuar dhe multi-etnik, LIBURNETIK, kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, me ndërhyrje dhe iniciativa të ndryshme që i vënë bazat mbi tematikat e mëposhtme:

  • promovimi i të drejtave të njeriut;
  • ndërgjegjësimi dhe tutela e qytetarit;
  • shteti i së drejtës;
  • integrimi europian;
  • mbrojtja e mjedisit;
  • promovimi i një jete të shëndetshme;
  • mundësi të barabarta;
  • nxitja e vetëpunësimit dhe rritja e sipërmarrjeve të të rinjve;
  • turizmi i qëndrueshëm;
  • ndërmjetësimi gjuhësor e kulturor;
  • arti dhe kultura;
  • shkëmbime ndër kulturore;
  • qytetari aktive etj.

 

LIBURNETIK nxit krijimin e grupeve studimore me tematika social-kulturore, duke organizuar seminare, fokus grupe, debate, kurse trajnimi për vullnetarë/punonjës socialë etj.

LIBURNETIK, duke punuar me metodologji ndërdisiplinore dhe multikulturore, krijon, përpunon, promovon dhe realizon projekte për të ofruar shërbime sociale, edukative dhe kulturore në territorin ku vepron. Mbështet, gjithashtu, ndërhyrjet e ndërmarra nga organet përfaqësuese të shoqërisë civile vendore, kombëtare dhe europiane.

Për realizimin e iniciativave LIBURNETIK ka për qëllim formimin e një rrjeti të qëndrueshëm duke bashkëpunuar me të tjera realitete të Shoqërisë Civile apo Sektorit të Tretë, por edhe me institucionet publike dhe private.

LIBURNETIK synon që përmes përpilimit dhe implementimit të projekt propozimeve me anë të programeve të ndryshëm dhe të fondeve të parashikuara (lokale, kombëtare dhe europiane), të përmirësojë jetën e të rinjve dhe të komuniteteve të margjinalizuar të vendit ku vepron.

Për të përcaktuar aktivitetet e mundshme e të zbatueshme, LIBURNETIK, organizon takime me të rinjtë dhe me banorët e territorit. Problemet dhe nevojat e shfaqura përbëjnë pikënisjen për përcaktimin e prioriteteteve, orientimin e fushave të veprimit, se ku do fokusohet me iniciativat, aktivitetet e saj dhe gjithashtu se si do planifikohen projekt propozimet.